Qëllimi i këtij komponenti është të rrisë performancën e NJUK-ve, duke u përqëndruar në katër bashki me sipërfaqe më të madhe të ujitjes për t'u menaxhuar: Divjakë, Lushnjë, Roskovec dhe Konispol.
Shtrirja e këtij komponenti përfshin:
Vendimmarrje me pjesëmarrje dhe përmirësim të ofrimit të shërbimit të U&K
Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve në nivelin e fermerit kërkon ndërhyrje lidhur me:
  • Menaxhimin e aseteve;
  • Alokimin, planifikimin dhe shpërndarjen e ujit;
  • Vendosjen e tarifave;
  • Grumbullimin dhe menaxhimin e tarifave;
Vendosja e sistemit të komunikimit ndërmjet bashkisë dhe fermerëve
Ky sistem bazohet në lloje të ndryshme aktivitetesh të organizuara nga bashkitë me ndihmën e projektit të asistencës teknike.
  • Takime të hapura me fermerët;
  • Prodhimi i broshurave informuese për ujitjen;
  • Përgatitja e kësaj faqe interneti e lidhur me platformën e SMI;
Krijimi i një platforme për koordinimin e bujqësisë në nivel bashkie
Fokusi i një platforme të tillë koordinimi është në harmonizimin e planifikimit dhe vendimmarrjes mbi menaxhimin e ujit; planifikimit të ujitjes; mirëmbajtjes së infrastrukturës së skemave; llojeve të kulturave të kultivuara; përcaktimit të tarifave, etj. Përveç funksionit të menaxhimit dhe administrimit të infrastrukturës së U&K, bashkitë gjithashtu kanë funksionin e krijimit të një sistemi lokal për shërbimet këshilluese dhe informuese të bujqësisë.
Zhvillimi institucional i NJUK-ve ndaj administrimit të sistemeve të U&K të orientuar drejt shërbimit
Me anë të projektit të AT, ndihma iu ofrua direkt NJUK-ve në mënyrë që të forcojnë kapacitetet e tyre për:
  • Përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit në menaxhimin e skemave të U&K;
  • Rritjen e transparencës;
  • Rritjen e përgjegjësisë sociale;
  • Përmirësimin e financimit të qëndrueshëm;