Përmes projektit të Asistencës Teknike u përgatitën Sistemi i Menaxhimit të Ujitjes dhe Kullimit (IDMIS) dhe aplikacioni i Mjeshtrit të Ujit, dy mjete të rëndësishme që ofrojnë menaxhimin e integruar të të gjithë informacionit të nevojshëm për të menaxhuar dhe monitoruar sistemet e ujitjes dhe kullimit dhe proceset e lidhura me to.
Instalimi dhe përdorimi i sistemit IDMIS
Në kuadër të projektit të Asistencës Teknike, sistemi IDMIS dhe aplikacioni i Mjeshtrit të Ujit u instaluan në katër bashkitë pilot: Divjakë, Lushnjë, Roskovec dhe Konispol. Përmes projektit “Hartëzimi dhe vlerësimi i infrastrukturës së U&K” sistemi IDMIS u prezantua dhe u vendos në funksion në 31 bashkitë pjesëmarrëse.
Aplikacioni i tabletit
Aplikacioni i Mjeshtrit të Ujit është krijuar për të përmirësuar aftësitë raportuese gjatë punës në terren; për mbledhjen e kërkesave të ujitjes nga fermerët, inspektimin e infrastrukturës së U&K dhe monitorimin e progresit të procesit të ujitjes dhe problematikave të raportuara.
Modulet e para të zhvilluara përmes projektit të AT si pjesë e IDMIS janë:
  • Planifikimi dhe Menaxhimi i Ujitjes
  • GIS - Të dhëna për infrastrukturën e U&K
  • Financa
  • Tarifa
  • Regjistri i aseteve të U&K
  • Raporte
  • Monitorimi dhe Vlerësimi
  • Burimet Njerëzore në Njësinë e U&K
Përmes projektit “Hartëzimi dhe vlerësimi i infrastrukturës së U&K”", sistemi IDMIS u pasurua me module dhe funksione të reja, përkatësisht:
  • Dy panelë vizualizimi interaktiv të cilët paraqesin të dhëna / analiza që janë të nevojshme për përdoruesit e bashkisë dhe ministrisë.
  • Një platformë asistimi për modulin GIS, që operohet dhe mirëmbahet nga QTTB.
  • Një panel publik i shtuar në këtë faqe interneti nën seksionin “për fermerët”.