Nga rreth 337,000 hektarë të pajisur me infrastrukturë ujitjeje në fillim të viteve 1990, sipërfaqja e ujitur u zvogëlua në rreth 80,000 ha në fillim të viteve 2000. Pas realizimit të investimeve të kryera së fundmi në infrastrukturën e U&K aktualisht kjo sipërfaqe është rritur ndjeshëm.            
         
        
            
                Që nga vitet 2015-2016, Sektori i U&K ka pësuar një ndryshim të madh me decentralizimin e funksioneve të U&K tek bashkitë dhe riorganizimin e Bordeve Rajonale të Kullimit. Një Njësi e re e Ujitjes dhe Kullimit është themeluar në secilën bashki, përgjegjëse jo vetëm për menaxhimin e infrastrukturës së ujitjes por edhe për digat brenda kufijve të bashkisë.
            
            
         
        
            
            
                    Strukturat kryesore përgjegjëse për menaxhimin e sektorit të ujitjes dhe kullimit në Shqipëri janë:
                
                    - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
 
                    - Drejtoritë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit
 
                    - Bashkitë
 
                    - Organizatat e Përdoruesve të Ujit
 
                
             
         
        
            
                    Katër Drejtori Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit janë aktualisht në funksion, përkatësisht:
                
                    - DRUK Lezhë: Zona e shërbimit përfshin qarkun Lezhë, Shkodër dhe Kukës
 
                    - DRUK Durrës: Zona e shërbimit përfshin qarkun Durrës, Tiranë dhe Dibër
 
                    - DRUK Fier: Zona e shërbimit përfshin qarkun Fier, Vlorë dhe Gjirokastër
 
                    - DRUK Korçë: Zona e shërbimit përfshin qarkun Korçë, Elbasan dhe Berat