Projekti i asistencës teknike
Projekti “Asistencë teknike për monitorimin dhe vlerësimin e performancës së ujitjes në nivel bashkie”, financuar nga Banka Botërore, filloi në Maj 2019 dhe përfundoi në Gusht 2020. Ai u implementua në katër bashki pilot Divjakë, Lushnjë, Roskovec dhe Konispol dhe u zbatua nga ME&A dhe IDRA. Objektivi i tij ishte të përmirësonte në mënyrë strukturore performancën e bashkive për menaxhimin e qëndrueshëm të ujitjes dhe kullimit përmes tri fazave:
Projekti i hartëzimit dhe vlerësimit të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit
Projekti “Hartëzimi dhe vlerësimi i infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit në bashkitë me intensitet të lartë bujqësor në Shqipëri”, i financuar nga Banka Botërore gjithashtu, filloi në Dhjetor 2020 dhe përfundoi në Maj 2021. Objektivi kryesor i këtij projekti ishte përditësimi i informacionit gjeohapësinor të ujitjes dhe kullimit për të përmirësuar menaxhimin e skemave të ujitjes dhe kullimit në Shqipëri.
Projekti u zbatua në 31 bashki dhe u implementua nga IDRA.